Peci e quan “kryetare” Haxhiun para hyrjes në Kuvend, flet edhe për intervistimin nga Prokuroria dhe gjen kohë t’i sulmoj mediat

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe deputeti nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa, Faton Peci është deklaruar për media para se të filloj seanca konstituive e Kuvendit. Ai këtë prononcim e ka nisur duke i sulmuar mediat, kur u pyet nëse është arritur marrëveshje mes tyre dhe kreut të Nisma-s, Fatmir Limajt. “Ajo që raportohet në media, nuk…

Lajme

29/05/2025 10:48

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe deputeti nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa, Faton Peci është deklaruar për media para se të filloj seanca konstituive e Kuvendit.

Ai këtë prononcim e ka nisur duke i sulmuar mediat, kur u pyet nëse është arritur marrëveshje mes tyre dhe kreut të Nisma-s, Fatmir Limajt.

“Ajo që raportohet në media, nuk e marrë seriozisht. Nga 100 shkrime të mediave, 99 janë të pavërteta nuk dmth hiq kurgja për mu kur raportohet në media”, ka thënë Peci,.

Ai ka thënë se edhe kjo seancë do të vazhdoj me procedurën e njëjtë, atë të votimit të fshehtë.

Peci është deklaruar edhe në lidhje me intervistimin e tij nga Prokuroria të martën, në lidhje me fabrikën e mbetjeve shtazore.

“Është në interes të Kosovës, dhe për mu është në interes që me u zbardh çdo detal për pretendimet që i kanë mekanizmat e drejtësisë edhe unë jam i hapur dhe bashkëpunues. Jam libër i hapur për krejt veprimet që më kanë taku mu si ministër dhe me kaq besoj që e përmbylli krejt këtë temë”, ka thënë Peci.

Nëse do ta votoj Liman për kryeparlamentar, Peci ka thënë se jemi në koalicion m3e VV-në dhe bindjet i kemi të njëjta, ndërsa duke e përfunduar prononcimin ai e quan “kryetare” Haxhiun e cila po hynte në Kuvendin e Kosovës.

Kjo ka nxitur dyshime nëse Albulena Haxhiu sot do të arrij të bëhet kryetare e Kuvendit. /Lajmi.net/