“Ndalesë për tarifat e SHBA-së apo kundër-tarifat e Meksikës”, vijnë reagimet e para pas marrëveshjes

Gazetari australian, Mario Nawfal, ka reaguar pas vendimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili tha se do të pauzojë vendosjen e tarifave të planifikuara ndaj Meksikës për një muaj, duke shtuar se negociatat do të vazhdojnë për arritjen e një “marrëveshjeje” mes dy shteteve. Nawfal ka ngitur pikëpyetje nëse kjo pauzë ka të…

Bota

03/02/2025 18:05

Gazetari australian, Mario Nawfal, ka reaguar pas vendimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili tha se do të pauzojë vendosjen e tarifave të planifikuara ndaj Meksikës për një muaj, duke shtuar se negociatat do të vazhdojnë për arritjen e një “marrëveshjeje” mes dy shteteve.

Nawfal ka ngitur pikëpyetje nëse kjo pauzë ka të bëjë me tarifat e SHBA-së apo kundër-tarifat e Meksikës.

E gjithë kjo ka ardhur pasi presidentja meksikane Claudia Sheinbaum njoftoi se Meksika do të dërgojë 10 mijë trupa të gardës kombëtare në kufi për të goditur trafiun e drogës.

Derisa SHBA-të në këmbim kanë premtuar të punojnë për ndalimin e fluksit të armëve me fuqi të lartë në Meksikë.

“Tani për tani, tarifat janë në pritje për një muaj, megjithëse dikush mund ta hamendësojë nëse ajo nënkuptonte tarifat e SHBA-së apo kundër-tarifat e Meksikës”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/