Ndahet nga i dashuri

Një burim për revistën Star ka thënë se Jennifer Lopez e ka dëbuar nga shtëpia të dashurin e saj, por nuk dihen ende arsyet pse ndodhi kjo. Disa burime të tjera thonë se këto gjera janë të rreme dhe se gjithçka është në rregull mes çiftit, ndërkohë që shumë informacione pohojnë se çifti nuk është…

ShowBiz

18/10/2013 11:39

Një burim për revistën Star ka thënë se Jennifer Lopez e ka dëbuar nga shtëpia të dashurin e saj, por nuk dihen ende arsyet pse ndodhi kjo.

Disa burime të tjera thonë se këto gjera janë të rreme dhe se gjithçka është në rregull mes çiftit, ndërkohë që shumë informacione pohojnë se çifti nuk është më bashkë.

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez dhe Casper Smart ishin bashkë për dy vjet. Ata u bashkuan menjëherë pas ndarjes së këngëtares  me burrin e saj Marc Anthonyn me të cilin ka një djalë dhe një vajzë.

Casper ishte valltari i saj për koncertet dhe turnet e botës. Aty edhe nisi gjithçka.