NBA ultimatum 30 skuadrave garuese të ligës
NBA i është drejtuar me një kërkesë të gjitha skuadrave garuese të kësaj lige.

Sport
Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, ka nisur një kërkesë për 30 skuadrat e saj, përcjell lajmi.net.
Edicioni i ri fillon në më pak se një muaj dhe skuadrat do të fillojnë përgatitjet për sezonin e rregullt në NBA, me synimin për të siguruar një vend në top 8 (konferencat përkatëse), për të siguruar fazën ‘Play Off’.
Megjithatë, para sezonit të rregullt, në javën e parë të kampeve stërvitore, skuadrat duhet të dërgojnë të dhënat e sakta për gjatësinë dhe moshën e secilit lojtar, bën të ditur Marc Stein.
Sezoni i rregullt në ligën më të fortë të basketbollit në botë do të nis më 22 tetotr dhe do të zgjas deri më 15 prill, për të vazhduar pastaj me fazën ‘Play Off’. /Lajmi.net/