NBA: Cavaliers vazhdojnë me fitore, triumfojnë edhe Dallas, Celtics, New Orleans dhe Bucks

Kanë përfunduar edhe disa ndeshje në orët e mesnatës në kuadër të NBA-së.

Sport

07/02/2022 07:56

Clevland Cavaliers kanë marrë fitoren e radhës, këtë herë duke mposhtur Indiana Pacers, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që ishin -15 pikë në çerekun e parë, Cavaliers arritën të bëjnë një rikthim në rezultat, sidomos në çerekun e fundit (37-17), që doli edhe vendimtar për t’i sjellë skuadrës fitoren 98 – 85 ndaj Pacers.

Ndërkohë, Dallas Mavericks kanë marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Atlanta Hawks me rezultat 103 – 94.

Boston Celtics me rezultat bindës gjithashtu kanë triumfuar në udhëtim te Orlando Magic (83-116).

Ndërsa, New Orleans Pelicas kanë shtuar rekordin e ‘zi’ të Huston Rocekts, duke i mposhtur me rezultat 107 – 120./Lajmi.net/