Nazisti që mblodhi pasurinë e çifutëve të burgosur dhe të vrarë në Luftën e Dytë Botërore

Një nazist 94-vjeç i cili ka numëruar dhe llogaritur të hollat e vjedhura nga hebrenjtë e vrarë nga gazi në Auschwitz, dyshohet se ka qenë dëshmitarë i gjallë i më shumë se 300.000 vrasjeve.

Bota

15/07/2015 16:06

Oskar Groening sot është dënuar për faktin se kishte marrë aksesorë dhe gjësendet e tjera me vlerë, të më shumë se 300.000 çifutëve të vrarë në një kamp përqendrimi, ku aty shërbente si evidentues i pasurisë së plaçkitur.

Oskar Groening

Ish-oficeri i SS-ve i cili ka pranuar se ka qenë një nazist i rreptë, ka kërkuar nga Perëndia që ti falë mëkatet. Groening që personalisht nuk kishte vrarë askënd në kohën sa punonte në kampin e përqendrimit në Poloninë e pushtuar nga gjermania, raportohet se është dënuar me katër vite burg.

Por prokurorët në gjykatën e Luenenburgut, argumentuan se mbajtja e shënimeve të plaçkitjeve nga çifutët, ka ndihmuan gjykatën ta bëjë përgjegjës regjimin për vrasje masive.

Oskar Groening

Derisa Groening i cili ishte vetëm 21-vjeç kur u dërgua nga eprorët e tij nazist për të punuar në kampin Auschwitz në vitin 1942, kërkoi nga gjykata të dijë nëse ligjërisht konsiderohet përgjegjës.

 

http://www.mirror.co.uk/news/world-news/auschwitz-death-camp-trial-nazi-6069462