Navas vendos të qëndrojë rezervë te Reali, vazhdon kontratën dhe fiton një shumë të madhe parash
Telenovela Keylor Navas po shkon drejt fundit.
Sport
Portieri nga Kosta Rika, ka arritur marrëveshje me Real Madridin, për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021.
Lajmi bëhet i ditur nga mediet spanjolle, ku ‘La Sexta’ raporton se Keylor Navas ka arritur marrëveshje me ‘Los Blancos’ për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021, përcjell ‘lajmi.net’.
Me kontratën e re, Navas do të përfitojë deri në pesë milionë euro.
Me arritjen e marrëveshjes, i jepet fund spekulimeve të gjata për largimin e 31 vjeçarit nga ‘Santiago Bernabeu’.
Navas ka qenë i lidhur me një transferim në Premierligë te skuadra e Arsenalit, ku ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e Thibaut Courtois./Lajmi.net/