Navas u spiunua nga policia
Portieri i Real Madridit, Keylor Navas është spiunuar nga hetuesit e policisë në Kosta Rikë. Mirëpo, ata duket se nuk kishin asnjë arsye për të bërë një gjë të tillë dhe mund të përjashtohen nga puna.
Sport
Portieri i Real Madridit, Keylor Navas është spiunuar nga hetuesia në Kosta Rikë, ka njoftuar policia.
Navas, i cili iu bashkua gjigantit madrilen nga Levante gjatë afatit kalimtar të verës, shkëlqeu për Kosta Rikën në Kampionatin botëror në Brazil.
“Hetuesit mund të bëjnë diçka të tillë vetëm në rast të ngritjes së ndonjë padie, andaj bëhet fjalë për ndonjë shkelje dhe ata mund të suspendohen nga 15 ditë e më tutje”, deklaroi drejtori i policisë për 24 agjentët që e spiunuan Navasin.
Ai po ashtu theksoi se për spiunim nuk ekzistoi asnjë arsye, dhe ata që kanë bërë shkelje mund të ballafaqohen edhe me shkarkim nga detyra.