Navas pas ndeshjes ia dedikon penalltinë një personi të veçantë për të
Keylor Navas ishte heroi i Paris Saint-Germain në barazimin 1-1 ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sport
Navas bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e dytë të fazës së 16 të finales mes Barcelonës dhe PSG-së, transmeton lajmi.net.
Ai pari nëntë pritje në këtë ndeshje, ku gjithashtu ndali edhe penalltinë e ekzekutuar nga Lionel Messi.
Pas ndeshjes, Navas tregoi se kjo penallti ishte për Sergio Ricon.
“Kjo penallti shkon për Sergio Ricon, i cili është duke kaluar një kohë të vështirë me familjen e tij, është për atë”, tha reprezentuesi i Kosta Rikës.
Tutje, Navas tha: “Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Messit, i cili gjuan shumë mirë”./Lajmi.net/