Natyra e Kosovës duhet ruajtur- disa persona të dyshimtë shihen duke dëmtuar drunjtë që gjenden në Prevallë

Edhe pse turizmi i Kosovës nuk përkrahet sa duhet, Kosova ka vende të mrekullueshme për t’u vizituar. Malet, bjeshkët e liqet e Kosovës janë padyshim bukuri e pakrahasueshme. E natyrisht se në mesin e vendeve më të bukura për turizëm është Prevalla. Por ndër vite ka njerëz të papërgjegjshëm që vazhdojnë dëmtimin e drunjve që…

Lajme

09/05/2025 13:09

Edhe pse turizmi i Kosovës nuk përkrahet sa duhet, Kosova ka vende të mrekullueshme për t’u vizituar.

Malet, bjeshkët e liqet e Kosovës janë padyshim bukuri e pakrahasueshme.

E natyrisht se në mesin e vendeve më të bukura për turizëm është Prevalla.

Por ndër vite ka njerëz të papërgjegjshëm që vazhdojnë dëmtimin e drunjve që gjendet në këtë anë.

Në redaksi të lajmi.net së fundi është dërguar edhe një fotografi ku disa persona të dyshimtë shihen duke dëmtuar pyjet në këtë anë.

Të njëjtit kanë vendosur që t’i prisnin ato- e natyrisht t’i marrin si drunjë për vete.

Dëmtimi që po i bëhet natyrës thuajse çdo ditë veç e përkeqëson situatën në të cilën gjendet vendi ynë sa i përket natyrës dhe turizmit./Lajmi.net/