NATO zhvillon stërvitje afër kufirit ukrainas

Rreth 2,200 ushtarë rumunë, amerikanë, britanik dhe moldavë do të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake në Rumani, afër kufirit me Ukrainën, ushtrime këto që do të nisin nesër.

Bota

15/04/2015 19:34

Ushtrimi i quajtur “Wind Spring 15” do të zgjasë deri më 30 prill, në dy lokacione në pjesën juglindore të Rumanisë, afër Konstancës dhe Smardanit.

Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, Mircea Dusa ka thënë sot se Rumania do të mbajë mbi 340 ushtrime gjatë këtij viti, kryesisht të përbashkëta me NATO-n dhe partnerët e saj të BE-së.

Dusa ka thënë se ushtrimet janë pjesë të një plani të aprovuar në samitin e vitit të kaluar të NATO-s për të përforcuar krahun lindor të NATO-s dhe BE-së që gjenden në kufi me Ukrainën.