NATO: Trupat ruse kanë hyrë në Ukrainë

Trupat ushtarake të Rusisë janë parë duke hyrë këtë javë në territorin e Ukrainës.

Bota

12/11/2014 16:47

Kështu ka thënë komandanti suprem NATO-s për Europë, Philip Breedlove.

“Tanket ruse, artileria, sistemet e mbrojtjes ajrore ruse dhe trupat luftarake ruse janë parë”, ka thanë Gjenerali amerikan Breedlove, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Por, Ministri e Mbrojtjes së Rusisë ka mohuar se trupat e tyre kanë hyrë në lindje të Ukrainës për tu ndihmuar separatistët pro-rusë.

Sidoqoftë, vet separatistët e kanë pranuar se ata janë ndihmuar nga “vullnetarë” të ardhur nga Rusia.

Ndërkaq një sulm i madh i artilerisë së rënd ka tronditur qytetin lindor ukrainas të Donetskut të mërkurën në mëngjes. Po, ende është paqartë nëse zjarri doli nga zonat që rrethohen nga forcat qeveritare apo në zonat e kontrolluara nga rebelët.

NATO që nga gushti ka paralajmëruar për vendosjen e artilerisë ruse brenda territorit të Ukrainës, gjithashtu për furnizimin me pajisje ushtarake për forcat rebele dhe gjithashtu ishin ndërtuar disa njësi ushtarake edhe përgjatë kufirit rus.

Por, shumica e këtyre u tërhoqën. E tani, tensionet kanë filluar të shpërthejnë sërish. Komandanti suprem Philip Breedlove ka konfirmuar se gjatë dy ditëve të fundit, NATO ka parë kolona me tanket ruse, artileri dhe ç’është më e rëndësishmja – hyrja e trupave ushtarake në Ukrainë, transmeton lajmi.net.