Natali, e lumtur me nderimin e burrit

Fituesja e Oscar’it, aktorja Natali Portman gjithmonë fiton vëmendjen e të tjerëve teksa del në skenë me bashkëshortin e saj Benjamin Millepied. Por 32 vjeçarja ishte shumë e lumtur teksa të hënën bashkëshorti i saj, koreografi Benjamin u nderua në eventin në New York, për regjinë e Operës së Baletit të Parisit. Natali dukej mahnitëse…

ShowBiz

10/09/2013 12:24

Fituesja e Oscar’it, aktorja Natali Portman gjithmonë fiton vëmendjen e të tjerëve teksa del në skenë me bashkëshortin e saj Benjamin Millepied.

Por 32 vjeçarja ishte shumë e lumtur teksa të hënën bashkëshorti i saj, koreografi Benjamin u nderua në eventin në New York, për regjinë e Operës së Baletit të Parisit.

Natali dukej mahnitëse me një kostum të zi me pantallona që përshtateshin shumë me ngjarjen, e cila u mbajt në Konsulatën Franceze, dhe buzëqeshte me krenari teksa shoqëronte bashkëshortin e saj në këtë gala festë.

Për këtë ngjarje Natali dukej shumë e sofistikuar dhe e thjeshtë me veshjen e saj, kishte veshur një palë sandale të zeza, dhe flokët i kishte lënë të lëshuara.

Benjamini ndërkohë dukej shumë i zgjuar me një kostum ngjyrë gri, me këmishë të bardhë dhe me kravatë të kaltër, që i nxirrnin në pah sytë e tij të kaltër.

Kjo ngjarje ishte për ta nderuar Benjaminin për rolin e tij më të ri, përpara se të marrë ndonjë punë të re verën e ardhshme.

Benjamini dhe Natali, së bashku me djalin e tyre dy vjeçar Aleph, po planifikojnë që të zhvendosen në Paris vitin e ardhshëm, dhe tashmë kanë filluar që të gjejnë një shtëpi në kryeqytetin e Francës.

Natali tha për revistën Madame Figaro: “Jemi duke shikuar për një apartment! Unë dhe Benjamini do të zhvendosemi në vjeshtën e vitit 2014, kur ai të fillojë punën e tij të re në teatrin e Operës dhe Baletit të Parisit.”

“Natyrisht që është një ndryshim i madh që të lësh Los Angeles për Parisin. Nuk e di se si do të jetë jeta ime atje. Jam shumë e emocionuar”.

Natali gjithashtu ka treguar se shpreson që do të marrë nënshtetësinë franceze dhe do mund të ndryshonte edhe shqiptimin e emrit të saj, në mënyrë që të pranohet si aktore edhe përtej Atlantikut.

Ajo tha: “Unë nuk kam shtetësi franceze, por do më pëlqente që ta merrja. Por nuk e di nëse është e mundur kjo gjë pasi unë kam pasaportë Amerikane dhe Izraelite… Ndoshta do të duhet të ja shtoj një “h” emrit tim që të tingëlloj më shumë si emër francez – Nathalie? Babai im më ka emëruar mua nga kënga e Gilbert Becaud. Unë jam rritur në një atmosferë frankofone”.

Natalia gjithashtu po planifikon që zhvendosjen në Paris ta shfrytëzojë që të zbulojë dashurinë e saj për vallëzimin, e cila buron nga roli i saj në Black Swan ku ajo ka luajtur një balerinë, dhe pikërisht në këtë film është njohur me bashkëshortin e saj Benjamin.