Nasri ka një lajm të keq për Barcelonën
Mesfushori i Sevillas, Samir Nasri ka një lajm të keq për Barcelonën.

Sport
Sevilla pret që Samir Nasri të rikuperohet me kohë për duelin me kampionin e La Ligës, Barcelona, të dielën.
Francezi pësoi një dëmtim në ballafaqimin me Sporting Gijon në fundjavën e shkuar dhe u zëvendësua në pjesën e parë të barazimit 1:1, përcjell “Lajmi.net”.
Fillimisht dyshohej se Nasri do të mungojë në takimin ndaj Barcelonës.
Por, Sevilla ka njoftuar se Nasri është më mirë dhe mund të kthehet me kohë për ndeshjen ndaj gjigantit katalan.