Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizi, është arrestuar para pak minutash në Aeroportin e Prishtinës. Hafizi, dyshohet për përfshirje në aferën e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit. I njëjti nuk u gjet të martën në vendin e tij të…

Lajme

10/10/2024 17:15

Drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizi, është arrestuar para pak minutash në Aeroportin e Prishtinës.

Hafizi, dyshohet për përfshirje në aferën e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.

I njëjti nuk u gjet të martën në vendin e tij të punës kur Policia e Kosovës zhvilloi një bastisje në Ministrinë e Mjedisit, e as në shtëpinë e tij. Hafizi ishte në një udhëtim jashtë vendit, konkretisht në Francë.

Kujtojmë që  drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ditë më parë ka kryer një aksion në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Cak i prokurorisë ishte falja e borxheve milionëshe të disa kompanive që ambalazhojnë ujin./Lajmi.net/