NASA dhe Nokia do të ndërtojnë pajisje për rrjet 4G në Hënë
Agjencia amerikane e hapësirës dhe ofruesi i kompania e celularëve do të bashkohen për të ndërtuar një rrjet 4G në mënyrë që astronautët të mund të shkruajnë mesazhe në sipërfaqen e Hënës.
Auto & Tek
Laboratorët e Nokia-s tani po punojnë në përshtatjen e teknologjisë 4G që kemi në Tokë për të funksionuar në hapësirë. Raportohet se janë marrë 14.1 milion dollarë për ta bërë këtë, shkruan “TheSun”, transmeton lajmi.net.
Nasa tha se duke u bazuar te teknologjia tokësore, Nokia do të vendosë sistemin e parë të komunikimit 4G në hapësirë.
“Sistemi mund të mbështesë komunikimet e sipërfaqes hënore në distanca më të mëdha, shpejtësi të rritura dhe të sigurojë më shumë besueshmëri sesa standardet aktuale”- deklaroi NASA.
Qëllimi është që sistemi i komunikimit të ndërtohen në Tokë dhe më pas të transportohen deri në sipërfaqen e Hënës deri në fund të vitit 2022.
Një rrjet 4G duhet ta bëjë jetën shumë më të lehtë për astronautët ndërsa ata gjenden në Hënë.
Duhet të jetë shumë më i shpejtë dhe më i besueshëm se çdo sistem i përdorur më parë, transmeton lajmi.net.
Nokia po bashkëpunon me “Machines Intuitive” për këtë mision në sipërfaqen e hënës.
Rrjeti do të vetë-konfigurohet me vendosjen dhe do të vendosë sistemin e parë të komunikimit 4G në Hënë.
Rrjeti ka mundësi të kthehet në 5G në të ardhmen.
Nasa shpreson të dërgojë burrin tjetër dhe gruan e parë në Hënë deri në vitin 2024.
Deri në vitin 2030, ata synojnë të ketë një prani njerëzore afatgjatë atje. /Lajmi.net/