Napoli triumfon thellë në udhëtim te Torino, titulli po i “buzëqesh”
Napoli i Amir Rrahmanit ka shënuar një tjetër fitore të madhe drejt titullit të kampionit në Serie A. Ekipi i Spallettit triumfoi thellë 0:4 në udhëtim te Torino, në kuadër të javës së 27-të kampionale, shkruan lajmi.net. Osimhen me dy gola (9’ 51’), Kvaratskhelia (35’) dhe Ndombele (68’) ishin realizatorët e golave për napolitanët. Në…
Sport
Napoli i Amir Rrahmanit ka shënuar një tjetër fitore të madhe drejt titullit të kampionit në Serie A.
Ekipi i Spallettit triumfoi thellë 0:4 në udhëtim te Torino, në kuadër të javës së 27-të kampionale, shkruan lajmi.net.
Osimhen me dy gola (9’ 51’), Kvaratskhelia (35’) dhe Ndombele (68’) ishin realizatorët e golave për napolitanët.
Në këtë duel si zakonisht është paraqitur nga minuta e parë edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Rrahmani luajti deri në minutën e 72-të kur u zëvendësua duke i lënë vendin bashkëlojtarit të tij Ostigard.
Startues për Torinon ishte edhe mbrojtësi tjetër i Kosovës, Mërgim Vojvoda i cili u zëvendësua në minutën e 54-të.
Falë kësaj fitoreje, Napoli ka 71 pikë në vendin e parë, 21 pikë më shumë se Interi që ka një takim më pak.
Torino në anën tjetër ka 37 pikë dhe zë vendin e 11-të./Lajmi.net/