Napoli sinjalizon Barcelonën, fiton me përmbysje kundër Brescias
Skuadra e Napolit ka dhënë sinjale pozitive para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën do ta luajë kundër Barcelonës.
Sport
Napoli ka shënuar fitore me rezultatin 1:2 kundër Brescias, dhe këtë e ka arritur me anë të një përmbysjeje spektakolare, shkruan lajmi.net.
Mysafirët gjenin vetën në disavantazh kur kishin kaluar 26 minuta lojë. Ishte Jhon Chancellor ai që shënoi për 1:0.
Napoli arriti të barazonte shifrat në pjesën e dytë, me Lorenzo Insigne që tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Përmbysjen e bëri Fabian Ruiz vetëm katër minuta pas golit të barazimit. Ruiz realizoi me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës.
Kjo fitore me përmbysje sjell motiv shtesë për skuadrën e Gennaro Gatusso, para ndeshjes me Barcelonën.
Me këto tri pikë, Napoli ngritët në kuotën e 36 pikëve, për pozitën e gjashtë në tabelë. Brescia në anën tjetër mbetet me 16 pikë në pozitën e parafundit në tabelë. /Lajmi.net/