Napoli me lehtësi mposht Spezia

Napoli kanë arritur një fitore të lehtë ndaj Spezias.

Sport

22/05/2022 14:37

Ekipi i Luciano Spallettit ka përfunduar me fitore 3:0 ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Seria A.

Ishte Politano që shënoi golin e epërsisë në minutën e 4` të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Kur po rridhte minuta e 25` Zielinski dyfishoi rezultatin, ndërsa për golin e tretë u përkujdes Demme në minutën e 36` të ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3:0 për Napolin.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për mysafirët, derisa vendasit nuk rrezikuan aspak portën e portierit të Napolit.

Me këtë fitore Napoli qëndron në vendin e tretë me 79 pikë, kurse Spezia në atë të 16-tin me 36 gjithsej./Lajmi.net/