Napoli me hendek të madh para sfidës me Interin

Kalidou Koulibaly do të mungojë sonte në përballjen që Napoli zhvillon kundër Interit, në kuadër të Kupës së Italisë.

Sport

12/02/2020 15:31

Senegalezi u kthye javën e kaluar prej lëndimit, ndeshje në të cilën napoletanët e humbën me rezultat 3:2 kundër Lecces.

Pasiqë ka shumë pak kohë që është kthyer, Genaro Gattuso po mendon të mos rrezikojë me inkuadrimin e tij, kësisoji lojtari është lënë në pushim për përballjen që zhvillohet në ”Guiseppe Meazza”, përcjell lajmi.net.

Me mungesën e Koulibaly, dyshja e qendres së mbrojtjes së Napolit pritet të jetë Kostas Manolas-Nikola Maksimovic, me këtë të fundit që fiton një shans për ta treguar vetën.

Ndeshja Napoli-Inter zhvillohet sonte ne fillim nga ora 20:45, dhe do të këtë edhe përballjen tjetër kthyese që zhvillohen në ’’San Paolo’’. /Lajmi.net/