Napoli konfirmon një tjetër rast me COVID-19

Përmes një komunikate për shtyp të postuar në llogarinë e tyre në twitter, Napoli ka konfirmuar se Faouzi Ghoulam ka testuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sport

05/02/2021 13:26

“Lojtari është asimptomatik dhe tani veçse është izoluar në shtëpinë e tij”, shkruhet pos tjerash në komunikatë, shkruan lajmi.net.

30 vjeçari ka patur 12 paraqitje në të gjitha garat me Napolin këtë stinor dhe është i përfshirë në listën e Ligës së Evropës.

Napoli gjatë ditës së djeshme kishte deklaruar se Fabian Ruiz është shëruar nga COVID-19 dhe kësisoj për momentin vetëm qendërmbrojtësi Ghoulam është i infektuar./Lajmi.net/