Napoli i bën tjetër ‘dhuratë’ Juventusit, barazon me Sassuolon

Napoli ia ka bërë një tjetër ‘dhuratë’ Juventusit.

Sport

10/03/2019 19:48

Juventus duket se do ta sigurojë titullin e Serie A më herët se që pritej.

Sassuolo ka arritur t’i marrë një pikë Napolit, duke barazuar 1 me 1 në javën e 27-të në Serie A, raporton lajmi.net.

Vendasit arritën të kalonin në epërsi me anë të Domenico Berardit, që shënoi në minutën e 53’-të.

Napolitanët arritën të këndellen në fund të ndeshjes, duke shënuar me anë të Lorenzo Insigne (86’) për 1 me 1.

Pas javës së 27-të, Napoli gjendet në vendin e dytë me 57 pikë, 18 pikë më pak se Juventus që gjendet në vendin e parë. /Lajmi.net/