Napoli e mund dhe i afrohet Romës
Napoli e ka mposhtur Romën, në derbin e xhiros së 27’të në Serie A, me rezultat minimal, 1:0. Skuadra nga Sao Paolo iu falënderua golit të vonshëm të Jose Maria Callejon, të realizuar në minutën e 81’të. Për ekipin e Rafael Benitezit, 61 minuta luajti mesfushori shqiptar, Blerim Xhemajli, i cili u zëvendësua me Henrique.…
Sport
Napoli e ka mposhtur Romën, në derbin e xhiros së 27’të në Serie A, me rezultat minimal, 1:0.
Skuadra nga Sao Paolo iu falënderua golit të vonshëm të Jose Maria Callejon, të realizuar në minutën e 81’të.
Për ekipin e Rafael Benitezit, 61 minuta luajti mesfushori shqiptar, Blerim Xhemajli, i cili u zëvendësua me Henrique. Kurse, bashkëkombësi i tij, Valon Behrami, nuk u paraqit fare në këtë takim.
Napoli iu afrua në tri pikë Romës, që gjendet në pozitën e dytë, ndërsa e largoi edhe më shumë nga Juventusi, i cili me hapa të sigurt po shkon drejt titullit të tretë rresht në Serie A.