Nani rikthehet në Sporting Lisbona
Louis Nani nuk është më futbollist i Manchester Unitedit. Mesfushori portugez është rikthyer në Sporting Lisbona, ndërkohë që Marcos Rojo ka përfunduar tek Djajtë e Kuq.

Sport
Louis Nani është përshëndetur përfundimisht nga Manchester Unitedi. Mesfushori portugez e ka lënë gjigantin anglez për t’u rikthyer në atdhe, ku do të luajë me ish ekipin e tij, Sporting Lisbona.
Sigurisht, përfaqësuesi portugez u huazua nga ekipi i Old Traffordit, por nuk pritet të rikthehet më aty.
Ndërkohë, në këtë ‘çështje’ është futur edhe Marcos Rojo, i cili ka përfunduar tek Djajtë e Kuq, që kanë paguar 20 milionë euro.