Nangelsmann flet i dëshpëruar pas humbjes së Bayernit

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka folur pas humbjes së ekipit të tij. Bayern Munich nuk po kalon në një periudhë të mirë në javët e fundit, transmeton lajmi.net. Në katër ndeshjet e fundit në Bundesligë, kanë tri barazime dhe një humbje. Së fundmi ata pësuan 1:0, në udhëtim te Augsburgu. E, pas kësaj…

Sport

17/09/2022 19:58

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka folur pas humbjes së ekipit të tij.

Bayern Munich nuk po kalon në një periudhë të mirë në javët e fundit, transmeton lajmi.net.

Në katër ndeshjet e fundit në Bundesligë, kanë tri barazime dhe një humbje.

Së fundmi ata pësuan 1:0, në udhëtim te Augsburgu.

E, pas kësaj disfate u shpreh i dëshpëruar trajneri i ekipit, Naglesmann.

“Nuk duhet të vazhdojë kështu, nuk mundet. Është e nevojshme të punohet për gabimet urgjentisht. Është përgjegjësi e përgjithshme”, tha ai për ‘Bild’.

Pas shtatë xhirosh, Bayerni gjenden në vendin e katër me 12 pikë./Lajmi.net/