Nait Hasani për çështjen e presidentit: Xhavit Haliti figurë unifikuese, besoj që mund të marrë edhe votat e VV-së
Deputet i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit. Ai tha se anëtari i kësaj partie, Xhavit Haliti, mund të jetë një nga këto figura, që sipas tij do t’i merrte edhe votat e LVV-së. “Mendoj që nga ata që mundet më përballu dhe me…
Lajme
Deputet i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit.
Ai tha se anëtari i kësaj partie, Xhavit Haliti, mund të jetë një nga këto figura, që sipas tij do t’i merrte edhe votat e LVV-së.
“Mendoj që nga ata që mundet më përballu dhe me qenë unifikues është Xhavit Haliti, besoj që mund të marrë edhe votat e VV-, sepse ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka qenë deputet, nuk ka ngatërresa nga subjektet e tjera, e shoh si një figure politike e angazhuar e hershme”, ka thënë Nait Hasani në Info Magazina në Klan Kosova.
Ai tha gjithashtu se ky është propozimi tij, ndërsa jo i PDK.