Nait Hasani ia bën “bllok” VV-së: Nuk e votoj asnjë deputet të tyre, janë shkelës të Kushtetutës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, është deklaruar në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në seancën e nesërme. Ai tha në T7 se, ndonëse PDK-ja si parti ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar, personalisht është i vendosur të mos e mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes. “Unë si Nait Hasani nuk…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, është deklaruar në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në seancën e nesërme.
Ai tha në T7 se, ndonëse PDK-ja si parti ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar, personalisht është i vendosur të mos e mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes.
“Unë si Nait Hasani nuk e votoj asnjë deputet të VV-së, sepse ata janë shkelës të Kushtetutës”, deklaroi ai n, duke e theksuar disa herë qëndrimin e tij.
Sipas Hasanit, vendimet e fundit të Vetëvendosjes kanë dëshmuar, siç u shpreh ai, mosrespektim të normave kushtetuese, gjë që e bën të papranueshme votën e tij për ndonjë emër të propozuar nga kjo parti.