Nagelsmann për transferimin e Werner: Është e drejta e tij

Nagelsmann ka komentuar transferimin e Timo Werner.

Sport

19/06/2020 18:42

Timo Werner është lojtari që së fundmi ka bërë bujë të madhe, duke u transferuar nga Leipzig te Chelsea.

Ylli gjerman ka lënë skuadrën e Leipzig, kurse lidhur me këtë ka komentuar trajneri Julian Nagelsmann, i cili ka thënë se është e drejta e lojtarit që të marrë çfarëdo vendimi, duke lënë të kuptohet se nuk i ka penguar lëvizja.

“Ai është sportis i madh i cili do të jap gjithçka për ne në këto ndeshje të fundit dhe që sigurisht do të shënojë në këto dy ndeshje”, ka thënë Nagelsmann, transmeton lajmi.net.

“Nëse ai është në gjendje të mirë, do të luajë me ne dhe do të jetë anëtar normal i skuadrës sonë, edhe pse do të largohet”.

“Ai dëshiroi këtë lëvizje së bashku me të dashurën e tij dhe unë e kuptoj krejtësisht. Nuk është korrekte që të fajësojmë atë për këtë vendim. Është e drejta e tij”, ishin fjalët e trajnerit gjerman.

Werner kaloi te Chelsea për 47.5 milionë funte, duke u bërë kështu lëvizja më e madhe deri më tani – por mund të mbetet kështu edhe pas fundit të merkatos. /Lajmi.net/