Nagelsmann i kënaqur me performancat e Moting: Ai është njëri nga lojtarët më të mirë te ne
Julian Naglesmann nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin Choupo-Moting, pas formës së mirë që po kalon lojtari. Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se është shumë i kënaqur me përparimin e futbollistit, duke shtuar se, tash për tash, Moting është njëri nga më të mirët e ekipit. “Jam shumë i kënaqur…

Sport
Julian Naglesmann nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin Choupo-Moting, pas formës së mirë që po kalon lojtari.
Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se është shumë i kënaqur me përparimin e futbollistit, duke shtuar se, tash për tash, Moting është njëri nga më të mirët e ekipit.
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e Choupos. Kam ndjenjën se ai ndihet rehat në skuadër. Ai është një nga lojtarët tanë më të mirë për momentin”, tha trajneri.
Lojtari, falë paraqitjeve të mira së fundi, ka ngjallur interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane.
Njëra ndër to ishte edhe Manchester United, e cila është e impresionuar me përfshirjen e lojtarit në sukseset e skuadrës.
Gjithsesi, drejtuesit bavarezë janë të sigurt se lojtari do të qëndrojë. /Lajmi.net/