Nagavci: SBAShK-u po e dëshmon se grevën e ka shndërruar në objektiv në vete, ftoj mësimdhënësit t’u kthehen shkollave
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vend, Arbërie Nagavci, ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet në grevën e mësimdhënësve në Kosovë. Nagavci tha se me ftesë të Avokatit të Popullit, dje bashkë me zv/kryeministri Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murat, janë takuar me Avokatin e Popullit. “Kemi shprehur gatishmërinë tonë për…

Lajme
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vend, Arbërie Nagavci, ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet në grevën e mësimdhënësve në Kosovë.
Nagavci tha se me ftesë të Avokatit të Popullit, dje bashkë me zv/kryeministri Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murat, janë takuar me Avokatin e Popullit.
“Kemi shprehur gatishmërinë tonë për të vazhduar dialogun dhe fillimin e procesit mësimor. Ndërkohë, sot kemi pranuar një letër nga Avokati i Popullit, zt, Naim Qelaj të cilën e kemi shqyrtuar dhe menjëherë i kemi kthyer përgjigje duke adresuar propozimet e tij”,tha ajo.
Tutje Nagavci theksoi se si Qeveri kanë pritur që të ketë gatishmëri edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë e të vazhdojnë dialogun social që të fillojë mësimi.
Por sipas saj më pas nga mediat janë njoftuar se Sindikata ka dalë me qëndrim se greva vazhdon.
“Fatkeqësisht, Sindikata e Arsimit përveçse po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit.SBASHKU tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete. Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave”,theksoi ajo.
Ndryshe Avokati i Popullit u ka bërë thirrje SBASHK-ut dhe Qeverisë që të reflektojnë e mësimi të nis për të gjithë fëmijët./Lajmi.net/