Nagavci reagon pas deklaratës skandaloze të Fatos Gecit: Lufta çlirimtare ka qenë e drejtë dhe e pastër, e respektojmë këdo që kontriboi për liri

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas deklaratës skandaloze që deputeti Fatos Geci ka thënë sot në Kuvend. Ajo ka thënë se qëndrimi i tyre për luftën çlirimtare është publik i qartë dhe qëndrojnë pas tij. “Sot këtu në këtë seancë u thanë shumë fjalë këtu, shumë të pavërteta gjithsesi ia…

Lajme

21/04/2026 18:40

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas deklaratës skandaloze që deputeti Fatos Geci ka thënë sot në Kuvend.

Ajo ka thënë se qëndrimi i tyre për luftën çlirimtare është publik i qartë dhe qëndrojnë pas tij.

“Sot këtu në këtë seancë u thanë shumë fjalë këtu, shumë të pavërteta gjithsesi ia vlen të theksohet publikisht ajo që besoj është e ditur nga qytetarët, qëndrimet e grupit parlamentar të VV-së në lidhje me luftën çlirimtare të UÇK-së. Këto qëndrime janë publike, të qarta dhe qëndrojmë pas tyre”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka thënë se lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër.

“Lufta çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe ne respektojmë përpjekjet e të gjithë të rënëve për liri dhe atyre që kanë kontribuar për lirinë e vendit”, ka shtuar Nagavci.

Deputeti i VV-së, Fatos Geci ka lëshuar një deklaratë skandaloze duke krahasuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me Naim Murselin, kriminelin tashmë të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

Geci e filloi deklarimin e tij duke folur për temën e energjisë elektrike, për të cilën ishte thirrur seanca, transmeton lajmi.net.

Por, ai skandalizoi me gjuhën e tij në pjesën tjetër të deklaratës.

“Sot dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri i juaj suprem do të lirohet do ta përcjell i njëjti fat”, u shpreh ai, derisa kryeparlamentarja ia ndali fjalën.  /Lajmi.net/