Nagavci pas zgjedhjes së Presidentes: Institucionet janë kompletuar, tani është koha të punojmë
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka shkruar pasi Kosova ka zgjedhur Presidenten e re dhe tashmë i ka institucionet. Ajo ka thënë se pas një viti e tetë muajsh, tri palë zgjedhjesh parlamentare dhe një periudhë të gjatë pasigurie institucionale, Kosova i ka institucionet e kompletuara. Nagavci ka thënë se tani është…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka shkruar pasi Kosova ka zgjedhur Presidenten e re dhe tashmë i ka institucionet.
Ajo ka thënë se pas një viti e tetë muajsh, tri palë zgjedhjesh parlamentare dhe një periudhë të gjatë pasigurie institucionale, Kosova i ka institucionet e kompletuara.
Nagavci ka thënë se tani është koha për punë dhe vendimmarrje, për institucione që funksionojnë me mandat të plotë dhe që i japin përgjigje nevojave të qytetarëve.
“Kuvendi duhet të ecë përpara me agjendën legjislative. Institucionet duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe të shtyjnë përpara zhvillimin e vendit. Për ne, kjo do të thotë më shumë punë, më shumë përgjegjësi dhe më shumë angazhim. Interesi i qytetarëve dhe forcimi i shtetit duhet të jenë në qendër të çdo vendimi. Institucionet janë kompletuar. Tani është koha të punojmë. Kemi shumë për të bërë”, ka shkruar Nagavci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: