Nagavci: Dje konstituuam Komisionin Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, të martën mblidhemi përsëri

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka shkruar në lidhje me mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. Ajo ka thënë se në këtë mbledhje është bërë konstituimi i këtij komisioni, shkruan lajmi.net. “Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua për hapat e mëtejmë të procesit, me…

Lajme

09/04/2026 10:13

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka shkruar në lidhje me mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Ajo ka thënë se në këtë mbledhje është bërë konstituimi i këtij komisioni, shkruan lajmi.net.

“Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua për hapat e mëtejmë të procesit, me theks të veçantë në transparencën dhe profesionalizmin që duhet ta shoqërojë këtë përzgjedhje. Anëtarët e Komisionit u dakorduan që procesi të zhvillohet në mënyrë të rregullt, të drejtë dhe në përputhje me kriteret ligjore në fuqi”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka thënë se Komisioni ka vendosur që të mblidhen përsëri të martën në ora 09:00, ku do të shqyrtohen dosjet e kandidatëve. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: