Nadal synon të marrë pjesë në “Wimbeldon”
Rafael Nadal do të synojë të jetë pjesëmarrës në Wimbelodonin e sivjetëm që do të fillojë me 27 qershor.

Sport
Fituesi i Grand Slamit “Roland Garros” është në ndjekje të lavdisë edhe në turneun tjetër, përkundër që i pati disa shqetësime në këmbën e majtë pas finales në “fushën e dheut” ndaj Casper Ruud.
“Qëllimi im është që ta marr pjesë në Wimbeldon”, tha ndër të tjera spanjolli.
Ai është parë duke stërvitur maksimalisht në mënyrë që të jetë gati 100 për qind për këtë garë.
Ky kompeticion do të zgjasë deri më 10 korrik.
Gjatë gjithë karrierës së tij, Nadal triumfoi dy herë në “fushën e gjelbër” (2008, 2010). /Lajmi.net/