Na i ka dhuruar natyra – Këto ushqime ngadalësojnë plakjen

Më poshtë keni disa ushqime te cilat ndihmojnë rigjenerimin e qelizave dhe luftojnë plakjen.

Lifestyle

07/09/2021 14:19

Plakja është një proces biologjik. Të gjithë njerëzit janë të destinuar të përballen me të, shkruan Living.

Në ditët e sotme ka një larmishmëri mënyrash dhe teknikash që merren me trajtimin e simptomave të brendshme dhe të jashtme të plakjes. Sigurisht, e vërteta është se plakja është e pashmangshme, transmeton lajmi.net.

Çdo njeri nis të shfaqë shenjat e plakjes në mënyra dhe moshë të ndryshme. Përgjithësisht shenjat e plakjes nisin pas moshës 45 vjeçare.

E megjithatë, plakja nis të zhvillohet shumë vite përpara. Kjo për shkak të disa faktorëve të jashtëm, të cilën ndikojnë në rritjen e shfaqjes së tyre. Shfaqja përballë toksinave, dietave të varfra ushqimore janë një pjesë e faktorëve të cilët ndikojnë shfaqjen e plakjes së pamjen e jashtme.

Padyshim, një nga shenjat më të dukshme të plakjes janë rrudhat, të cilat nuk dëshmojnë thjeshtë afrimin e plakjes por edhe cilësinë e jetesës që çdokush bën në lidhje me mënyrën e të ushqyerit.

Por bukuria vjen nga stomaku. Fatmirësisht, bujaria e natyrës me frutat e perimet e saj i dhuron njerëzve mundësinë që të mund të luftojnë plakjen përmes ushqimit.

Më poshtë keni disa ushqime te cilat ndihmojnë rigjenerimin e qelizave dhe luftojnë plakjen.

Karrotat  

Këto perime janë të pasura me antioksidantë, përfshirë dhe beta karrotenin. Përveçse mbrojnë shëndetin e lëkurës luftojnë gjithashtu efektet negative të radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit. Mënyra më e mirë e konsumimit të tyre është në sallata ose të shtrydhura në lëng.

Avokado

Jo më kot konsiderohet si “Fruti i Rinisë”. Avokadot janë ndër frutat më të mira për të luftuar plakjen dhe komplikacionet që sjell ajo. Ato janë të pasura me yndyrna mono të ngopura dhe aminoacide. Pas tretjes, avokadot stimulojnë rigjenerimin e qelizave duke dhuruar një trup më të ri dhe të shëndetshëm.

Çokollata e Zezë

Çokollata e Zezë ose çokollata me mbi 60 % kakao është një ushqim i shëndetshëm. Ajo përmban një numër të lartë antioksidantësh dhe yndyra të shëndetshme që luftojnë plakjen e qelizave.

Vlerat e saj jo vetëm që i japin organizmit energji por promovojnë gjithashtu edhe rigjenerimin. Ndihmon gjithashtu edhe në parandalimin e sëmundjeve inflamatore.

Shalqiri 

Janë frutat më të mira për t’i përfshirë në çdo lloj diete. Kjo për shkak të kalorive të pakëta që ato përmbajnë. Gjithashtu, ato janë të pasura me ujë dhe antioksidantë. Këto vlera i japin shalqirit veti tretëse, pastruese dhe anti inflamatore. Shalqiri ndihmon trupin që të luftojë helmet në trup duke pastruar kështu organizmin.

Shalqini ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe parandalon efektet e plakjes së parakohshme në nivelin e brendshëm dhe të jashtëm.

Të Gjelbrat

Perimet e gjelbra, nga lakrat, sallatat, spinaqi etj janë super ushqime që mbrojnë trupin në përgjithësi. Disa nga karakteristikat e tyre janë sasia e lartë e fibrave, antioksidantëve dhe proteinave.

Ato ndihmojnë në aktivitetin e rregullt të qelizave dhe mbrojnë sistemin imunitar. Krahas vitaminave dhe mineraleve ato reduktojnë nivelin e kolesterolit dhe presonin e lartë të gjakut.

Arrorët

Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Studimet tregojnë se dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore (arra, lajthi, bajame) parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut. /Lajmi.net/