Mustafa zotohet për përmbushje të shpejtë të kritereve për liberalizim
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur të hënën ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi, me të cilin bisedoi për procesin e integrimit evropian, në veçanti për liberalizimin e vizave.

Lajme
Mustafa e ka falënderuar Gnocchin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për përkrahjen që Zyra e BE-së ka dhënë në proceset në Kosovë.
Kryeministri i vendit siguroi u.d. e shefit të Zyrës së BE-së për vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë për të punuar së bashku për të adresuar të gjitha çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian.
Në këtë takim vëmendje e veçantë i është kushtuar procesit të liberalizimit të vizave, me ç ’rast kryeministri Mustafa u zotua se shpejt do të përmbushen të gjitha kriteret që bien në përgjegjësi të institucioneve të Kosovës.
Nga ana e tij, Thomas Gnocchi siguroi kryeministrin Mustafa se institucionet e Bashkimit Evropian do të bashkëpunojnë ngushtë që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian, dhe siguroi për përkrahjen e plotë në këtë drejtim, njofton Zyra e Kryeministrit.