Mustafa uron myslimanët për agjërim të lehtë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar qytetarët e besimit islam për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Lajme
Ai ka thënë se ky muaj sivjet e gjen Kosovën më të zhvilluar ekonomikisht, në stad më të avancuar në rrugën e saj të pakthyeshme integruese euroatlantike dhe më të përparuar në të gjitha aspektet tjera.
Mustafa njëherit ka uruar myslimanët për agjërim të lehtë.
Urimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të besimit islam,
Ju uroj përzemërsisht për fillimin e muajit të Ramazanit. Ky muaj i madhërishëm, përçon te besimtarët dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë mesazhin e solidaritetit, të devotshmërisë dhe të humanizmit, duke forcuar njëkohësisht përkushtimin për vlerat e paqes dhe të tolerancës.
Sivjet, muaji i Ramazanit e gjen Kosovën më të zhvilluar ekonomikisht, në stad më të avancuar në rrugën e saj të pakthyeshme integruese euroatlantike dhe më të përparuar në të gjitha aspektet tjera.
Ju uroj agjërim të lehtë dhe gjithë të mirat në familjet tuaja.