Mustafa shprehet i gatshëm për debat, thotë se nuk pranon kërcënimet e opozitës
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka shprehur keqardhje për dhunën e shkaktuar nga opozita ndaj institucioneve të Kosovës. Mustafa edhe një herë është shprehur i vendosur se nuk do të tërhiqet nga marrëveshjet, duke vlerësuar se ato janë në interes të qytetarëve të Kosovës.

Lajme
Kreu i Qeverisë tha në mbledhjen e kabinetit qeveritar se është i gatshëm të ballafaqohet me këdo dhe kudo por nuk është i gatshëm të pranoi ultimatume dhe kërcënime.
Mustafa ka kërkuar nga organet e drejtësisë që t’i ndriçojnë ngjarjet e fundit pasi janë përcaktuar për shtet ligjor dhe nuk do të zmbrapsen nga kjo.
Sipas Mustafës, veprimet e opozitës nuk janë në interes të qytetarëve, madje bien ndesh me interesin e tyre.
Po ashtu, kreu i Qeverisë është shprehur i gatshëm që ekzekutivi t’i përgjigjet Kuvendit për punën e vet.
Mustafa tha se opozita po kërkon zgjedhje duke menduar se edhe zgjedhjet do të zhvillohen me gaz lotsjellës nëpër vendvotime.