Mustafa: Rrjeti 4G i Valës mbulon 75 për qind të territorit të Kosovës (Video)
Drejtori ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa, në një intervistë për TV Dukagjini, ka thënë se projekti i shtrirjes së rrjetit të internetit 3G dhe 4G është tashmë i përfunduar.
Lajme
Sipas tij, 75 për qind e viseve të banuara me qytetarë kanë mbulueshmëri me 4G, kurse 89 për qindme 3G. Me 4G do të mundësohet përdorimi edhe i Video Call HD në telefonat e mençur.
Ai tha që numri i përdoruesve të Valës çdo ditë është në rritje. Madje potencoi edhe interesimin e institucioneve që të jenë pjesë e saj.
Mustafa gjatë intervistës tha që Vala ka përgatitur një gamë të madhe të produkteve.
Produkti për të rinjtë N’trip, ka arritur numrin deri në 20 mijë përdoures aktiv në tërë Kosovën. Produketet për pushuesit gjatë sezonit të verës jashtë Kosovës, sipas Mustafës janë një mundësi e mirë për klientët e Valës. Me vetëm 8.99 euro ata mund të kenë 60 min bisedë, 500 sms si dhe 4 gigabajt internet.
Drejtori i PTK-së, ka bërë me dije që Vala është e produkt i Qeverisë së Kosovës, si dhe njëri nga kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit të Kosovës, andaj sipas tij të gjitha institucionet publike do të duheshin të ishin përdorues të Valës.
“Mbulueshmëria e gjithë territorit me shërbime 4G, telefonia fixe, interneti dhe Iptv të jenë në një pako me çmim fix, do të jenë një nga planet e Valës për këtë vit”, ka potencuar Agron Mustafa.