Mustafa pranë kultivuesve në kohë pandemie

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë ditës së sotme ka vizituar prodhuesit dhe përpunuesit e mishit si dhe ka monitoruar nga afër mbjelljet pranverore në këtë komunë.

Lajme

20/04/2020 15:24

“Do të vazhdoj të jem sa më afër jush, që të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës, do të angazhohem në vazhdimësi për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit, që veprimtaria juaj të vazhdoj të fuqizohet, pavarësisht situatës së krijuar në vend”, ka thënë ministri Mustafa.

Gjithashtu, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka falënderuar Ministrin Mustafa për vizitën dhe e ka njoftuar me punën që po bën kjo komunë për sektorin e bujqësisë. /Lajmi.net/