Plani qeverisë do të krijojë kushte për të jetuar në Kosovë

Javën e ardhshme Qeveria e Kosovës do të miratojë Planin e punës për katër vitet e ardhshme. Sipas kryeministrit Musta, ky plan do të krijojë kushte që qytetarët mos ta braktisin vendin.

Lajme

12/02/2015 14:29

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se ekzekutivi javën e ardhshme do ta aprovojnë programin qeveritar.

Sipas kryeministrit, në këtë planë janë parapri masat për të zhvillim ekonomik, me theks të veçantë në fushën e bujqësisë. Mustafa në mbledhjen e qeverisë ka thënë se ky plan do të mundësojë kushte për qytetarët që të jetojnë në Kosovë.

“Programi ynë qeveritar, të cilin do ta aprovojmë javën e ardhshme, si dhe masat të cilat ne jemi përcaktuar t’i marrim në nxitjen e zhvillimit ekonomik, sidomos në fushën e bujqësisë dhe në fushat e tjera, mundësojnë që ne në mënyrë stabile dhe në mënyrë të qëndrueshme, të sigurojmë kushte që njerëzit të jetojnë këtu, të kenë perspektivë këtu, dhe me vendet e BE-së të ndërtojmë partneritet afatgjatë”, ka thënë kryeministri  Mustafa, thuhet në një njoftim për media të qeverisë.

“Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj,  ka miratuar sot Udhëzimin Administrativ për implementimin e procedurave qendrore të prokurimit publik, me të cilin përcaktohet një listë e mallrave ose artikujve të përdorimit të përbashkët, duke rregulluar strukturën dhe përmbajtjen e kategorive dhe artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit”.

“Udhëzimi është i detyrueshëm për të gjitha institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës që marrin pjesë në procedurat qendrore të prokurimit publik”.

“Qeveria ka ndarë mjete financiare shtesë për Komunën e Parteshit, në shumën prej 80 mijë euro për kategoritë buxhetore të mallrave dhe shërbimeve, shpenzimeve komunale dhe subvencioneve dhe transferove”.

Është miratuar në parim nisma për lidhjen e “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për Partneritet Evropian”.