Mustafa për pavarësinë e SHBA-ve: Moment kthese në historinë botërore
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e përvjetorit të pavarësisë.
Lajme
Mustafa ka shkruar se kjo ditë shënon kthesë për historinë botërore.
“Për idealet e njejta populli i Kosovës u mishërua dhe kjo lidhje e përbashkët mes SHBA-ve dhe Kosovës e ka shndërruar Kosovën në aleatin e parezervë që SHBA-të e kanë sot dhe do ta kenë gjithmonë edhe në të ardhmen. Shfrytëzoj rastin ta shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e paparë të SHBA-ve që e ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe sot për zhvillimin e saj.”, ka shkruar Mustafa.
Ky është urimi i Mustafës:
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e uroj Qeverinë dhe popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun.
Kjo ditë është moment kthese për historinë botërore dhe shënon arritjen e suksesshme të të gjithë atyre që i besuan idealit për liri, demokraci dhe paqe.
Për idealet e njejta populli i Kosovës u mishërua dhe kjo lidhje e përbashkët mes SHBA-ve dhe Kosovës e ka shndërruar Kosovën në aleatin e parezervë që SHBA-të e kanë sot dhe do ta kenë gjithmonë edhe në të ardhmen. Shfrytëzoj rastin ta shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e paparë të SHBA-ve që e ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe sot për zhvillimin e saj.
Pa mbështetjen e SHBA-së, çlirimi dhe vetë ekzistenca e Kosovës si shtet do ishin thuajse të pamundura, andaj i jemi përjetësisht mirënjohës.
Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”. /Lajmi.net/