Mustafa për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Proces shumë i rëndë, nuk e ka paramenduar askush kështu
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë është një proces i rëndë dhe i paparashikueshëm. Në një intervistë për KosovaPress, Mustafa rikujtoi rrethanat e themelimit të Gjykatës Speciale, duke theksuar se Kosova ishte vënë para presionit ndërkombëtar. “Na është bërë e qartë se nëse…
Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë është një proces i rëndë dhe i paparashikueshëm.
Në një intervistë për KosovaPress, Mustafa rikujtoi rrethanat e themelimit të Gjykatës Speciale, duke theksuar se Kosova ishte vënë para presionit ndërkombëtar.
“Na është bërë e qartë se nëse Kosova nuk e krijon këtë gjykatë, do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha ai.
Mustafa përmendi edhe akuzat e mëhershme për trafikim organesh ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke nënvizuar se ato nuk u vërtetuan dhe se “edhe prokuroria ka hequr dorë nga ajo akuzë”.
Ai shtoi se të akuzuarit janë trajtuar keq, përfshirë përgjimet e bisedave private gjatë paraburgimit. Sipas tij, procesi gjyqësor ka ndikuar negativisht në perceptimin publik.
Gjyqi ndodhet në fazën finale, me fjalët përfundimtare që pritet të dëgjohen nga 9 deri më 18 shkurt.