Mustafa për çmimet tavan: Nuk shkelet Kushtetuta duke u thirrë në kriza, shumë biznese pritet të falimentojnë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se përcaktimi i çmimeve tavan në produkteve esenciale qoftë edhe si masë e përkohshme, është ndërhyrje në ekonominë e tregut dhe shkelje kushtetuese. Komentet e tij vijnë në kohën kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për projektligjin që synon përcaktimin e çmimeve maksimale të produkteve të konsumit…

Lajme

20/10/2022 11:42

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se përcaktimi i çmimeve tavan në produkteve esenciale qoftë edhe si masë e përkohshme, është ndërhyrje në ekonominë e tregut dhe shkelje kushtetuese. Komentet e tij vijnë në kohën kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për projektligjin që synon përcaktimin e çmimeve maksimale të produkteve të konsumit ditor.

Mustafa, në një prononcim për Lajmi.net ka thënë se caktimi i çmimeve tavan mund të ketë pasoja të mëdha për bizneset e vogla dhe ato të mesme. Sipas ish të parit të ekzekutivit, kjo mund të çojë në falimentimin e firmave dhe humbjen e punës.

“Caktimi i çmimeve tavan është ndërhyrje në ekonominë e tregut, me pasoja të mëdha për bizneset, sidomos ato të vogla dhe të mesme. Është veprim i cili cënon përcaktimin kushtetues për ekonomi të lirë të tregut”, deklaroi Mustafa për mediumin.

“Si pasojë pritet të falimentojnë shumë firma e të mbesin pa punë shumë punëtorë. Nuk mund të shkelet kushtetuta, duka u thirrur në probleme dhe kriza momentale”, përfundoi ish-kryeministri.

Si ndërhyrje në ekonominë e tregut të lirë e kanë parë edhe opozita. Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se ky ligj bie në kundërshtim me të gjitha bazat e ekonomisë së tregut të lirë.

“Nëse e shikojmë nenin 5 masa të përkohshme e tërë terminologjia në ligj është ndalim, detyrim, caktim, kufizim, e kjo i bie në kundërshtim me të gjitha bazë të ekonomisë së tregut të lirë”, tha ai.

Këtë projektligj e ka kundërshtuar edhe LDK-ja e AAK-ja.

Deputetja e e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se përmes Projektligjit për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore shkaktohen disa dëme në biznese.

“Me nivelizim të çmimeve ju vrani konkurrencën në mes të të gjithë atyre që i ofrojnë produkteve të njëjta sepse po vendosni mime të njëjta për të gjithë. Më këtë e bëni edh enjë dem tjetër, ju I shtyni drejtë falimentimit mijëra dyqane të vogla nëpër fshatra e nëpër lagje periferike të qyteteve, po e abstrahoni faktin se bizneset kanë kosto të ndryshme të operimit”, deklaroi ajo.

Sipas ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kjo nismë ligjore synon të hartojë masat mbrojtëse të furnizimit me produktet themelore për konsumatorët.

Ky projektligj synon të përcaktojë çmimet tavan për produktet esenciale, sikundër janë: drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaj ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinë, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor dhe produktet e higjienës personale. /Lajmi.net/