Mustafa: Për atë që dëshiron t’i shihet puna, nuk ka detyrë më të vlefshme sesa të jesh kryetar komune

Ish-kryeministri i vendit, njëherësh ish-kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, ka bërë një krahasim rreth mënyrës së qeverisjes qendrore ndaj asaj lokale.

Lajme

01/12/2021 23:51

Ish-drejtuesi i LDK-së u shpreh se puna e kryetarit të komunës është më e vlefshme për disa arsye, derisa në detyra të qeverisjes qendrore, ai thotë se puna që bën nuk lidhet çdoherë me individin.

”Për atë që dëshiron të shihet puna e tij dhe ta kujtojnë atë për veprën e tij, nuk ka punë më të rëndësishme apo më tërheqëse dhe me të vlefshme sesa puna e kryetarit të komunës”, ka deklaruar Mustafa në Klan Kosova.

Ai ka thënë se në qeverinë qendrore mund të punohet shumë por puna nuk lidhet drejtpërdrejt me individin.

”Sepse në qeverinë qendrore mund të punojë shumë, mirëpo puna nuk lidhet drejtpërdrejt me individin”, ka thënë ai.