‘Mustafa nuk e shkarkon Jabllanoviqin sepse frikohet se e humb postin’
Nënkryetari i Kuvendit nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa nuk ka guxim ta shkarkojë nga pozita e ministrit Aleksandër Jabllanoviqin për arsye se nëse e bën këtë Lista Serbe do t’i del nga Qeveria.
Lajme
Sipas Konjufcës, kryeministri Mustafa pranon të dirigjohet nga Beogradi, vetëm që mos ta humb postin e kryeministrit.
“Ai ka frikë mos e humbë pozitën e kryeministrit që mezi e pa dhe për këtë pranon të gjitha urdhrat e Listës që dirigjohet direkt nga Beogradi”, ka thënë Konjufca në emisioni ArgumentPlus në RTV21.
Sipas tij Vetëvendosje do të përkrahë protestën e nesërme që organizohet kundër deklaratës së ministrit Jabllanoviq si dhe do të vazhdojë me kundërshtime për ligjin për Trepcën.
Konjufca po ashtu ka dhënë sqarime pse VV nuk e ka votuar Ligjin që ndalon shtetasit kosovarë që të shkojnë të luftojnë në shtete të huaja.