Mustafa: Në listë kemi vend edhe për Fatmir Sejdiun

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar listën e saj prej 110 kandidatëve për deputet, por ende nuk po figuron emri i Fatmir Sejdiut.

Lajme

16/05/2014 19:39

(E plotësuar) Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ka miratuar listën e kandidatëve për deputet të Kosovës. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se nuk i kanë caktuar të gjithë numrat në listë, duke lënë hapësirë ende. Nëse Fatmir Sejdiu do të jetë në këtë listë, pritet të vendoset pasi të bisedohet me të. 

Ai ka shtuar se lista është aprovuar me të gjitha votat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm ku asnjë nuk ka votuar kundër listës përkundër se kanë pasur sugjerime. 

Sipas tij, në listë janë përfshirë rreth 20 emra të rinj si, Teuta Rugova, Bardhyl Metaj, Bajram Geci, Valon Murtezaj, Nuredin Ibishi, ndërsa nga deputetet e mandatit të kaluar sipas Mustafës vetëm Bahri Thaçi nga Podujeva nuk është përfshirë në listë. 

Mustafa, ka shtuar se edhe Fatmir Sejdiut i kanë lënë vend të hapur në listë, por ko do të vendoset pasi të bisedojnë me të dhe të shohin vullnetin e tij. 

“Diku janë 20 duke përfshirë edhe gratë dhe meshkuj që janë pranuar sot dhe po ashtu kemi mbet që edhe me zotin Fatmir Sejdiu cili sot ka kërkuar që mos të përfshihet në listë deri sa të kthehet se është në udhëtim zyrtar që të shohim vullnetin e tij nëse ai ka vullnet që të përfshihet në listë. Ne kemi lënë hapësirë që edhe Sejdiu të përfshihet në listë…. Është edhe vajza e presidentit Rugova, Teuta Rugova… Është Bardhyl Metaj, Bajram Geci, është Valon Murtezaj, është Nuredin Ibishi, i cili ka kaluar tek ne dhe janë shumë emra të grave që i kemi marrë nga strukturat e ndryshme nga mjekësia, arsimi, bizneset, nga shoqatat e ndryshme të cilat janë bashkëngjit nga universitetet dhe mendoj se një pjesë e tyre do të fitoj…. Vetëm një deputet është që nuk është përfshirë është zoti Thaçi nga Podujeva”, ka shtuar Mustafa. 

Sipas tij, koalicioni me AKR-në nuk ka dështuar, pasi që nuk kanë bërë koalicion parazgjedhor. 

“Nuk ka dështuar sepse ne nuk kemi punuar të bëjmë koalicion parazgjedhor as ne nuk kemi kërkuar koalicion parazgjedhor AKR do të shkoj vet në zgjedhje, ne do të shkojmë vet dhe ne kemi treguar përafrim me AKR-në, që pas zgjedhjeve të ulemi dhe bëjmë marrëveshje nëse gjejmë interes të përbashkët”, ka pohuar Mustafa.

__________________________________

Kreu i kësaj partie Isa Mustafa ka thënë se edhe Fatmir Sejdiu ka mundësi të jetë në listë, mirëpo ai pret që të bisedoj edhe një herë me të. 

E Bardhyl Metaj, Valon Murtezaj dhe Teuta Rugova figurojnë në listën e kandidatëve për deputet. 

Në këtë listë bënë pjesë edhe Nuredin bibishi, por jo edhe ish deputeti i kësaj partie Bahri Thaçi. 

Mustafa e ka quajtur këtë listë, si listën më të mirë dhe e cila sipas tij ka më shumë se 30 përqind femra. (KP)