Mustafa: Lista e LDK-së ajka e mendjes intelektuale, ne nuk ofrojmë premtime të kota
Kryeministri në detyrë, dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka folur për listën e deputetëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Lajme
Ai ka thënë se kjo listë ka mbledhur ajkën e intelektualeve që do të zhvillojnë Kosovës, shkruan lajmi.net
Mustafa ka thënë se nuk ofrojnë fjalë, protagonizëm, popullizëm e premtime të kota.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të nderuar qyterarë,
Përmbyllëm listën për deputetë e cila do të bëhet publike nga KQZ-ja.
Koalicioni për të ardhmen, i kryesuar nga LDK ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale, si dhe të zotësive zhvillimore, biznesore e menagjeriale nga LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe shoqëria civile.
Njerëzit tanë kanë integritet personal e familjar për ti ofruar zhvillim Kosovës, ç’kapje përfundimtare të shtetit dhe qeverisje evropiane.
Nuk ofrojnë fjalë, protagonizëm, popullizëm, premtime e afate të kota!
Gra e burra, të rinj e të reja që kanë marrë besimin e këtyre subjekteve politike, kanë respektin e plotë të qytetarëve.
Unike dhe e pandarë për interesat madhore të Kosovës, lista kryesohet nga kandidati për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. E ka përkrahjen time të plotë, si Kryetar i LDK-së.
IM