Mustafa: Kosova është çliruar në 99-tën, s’ka çlirim të dytë dhe as s’do të ketë!
Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, në një intervistë në Debat Plus ka thënë se Kosova është çliruar në vitin 1999 dhe nuk ka çlirim të dytë, pasi u pyet nëse Albin Kurti e ka çliruar veriun. Gazetari: Në veri si po të duket situata e sigurisë, a e ka çliruar…

Lajme
Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, në një intervistë në Debat Plus ka thënë se Kosova është çliruar në vitin 1999 dhe nuk ka çlirim të dytë, pasi u pyet nëse Albin Kurti e ka çliruar veriun.
Gazetari: Në veri si po të duket situata e sigurisë, a e ka çliruar Albin Kurti veriun?
Mustafa: Kosova është çliruar në vitin 1999, nuk ka çlirim dhe s’do të ketë, është e çliruar.
Tutje, ish-komandanti Mustafa ka kujtuar se edhe në vitet 2000 kemi pasur probleme, por edhe më vonë në shumë pjesë të Kosovës janë shfaqur sfida të ndryshme.
“Shpeshherë më problem e kemi pasur Prishtinën dhe komunat e tjera sesa veriun, siç po e thoni ju apo ndonjë pjesë tjetër. Unë e di që nuk është vënë rendi dhe ligji në mënyrën më të mirë të duhur, por çdo ditë prej mbarimit të luftës e këndej, me thënë në gjuhën popullore, institucionet e vendit e kanë përthekuar më mirë dhe më drejt”, ka thënë Mustafa.