Mustafa i reagon Deharit: T’i pyesësh deputetët është antikushtetuese ndërsa ta ndryshosh mënyrën e votimit qenka kushtetuese

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka reaguar kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Avni Deharit pasi që ai ka thënë se është “antikushtetuese t’i pyesësh deputetët a me votu në votim të hapur apo të mbyllur”. Mustafa ka thënë se nëse kjo është antikushtetuese si është kushtetuese ta ndryshojnë mënyrën e votimit pa e pyetur…

Lajme

06/07/2025 19:54

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka reaguar kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Avni Deharit pasi që ai ka thënë se është “antikushtetuese t’i pyesësh deputetët a me votu në votim të hapur apo të mbyllur”.

Mustafa ka thënë se nëse kjo është antikushtetuese si është kushtetuese ta ndryshojnë mënyrën e votimit pa e pyetur askënd.

“Pra, sipas tij, deputetët s’bën me i pyet, ata veq duhet me ulë kryet edhe me votu. Kjo është pra mendësia e tyre: Mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë”, ka thënë Mustafa. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë në Facebook: